Ka ndërruar jetë masoni i parë shqiptar (video)

Ka ndërruar jetë Maksim Zotaj, burri i njohur si masoni i parë shqiptar.
Lajmi për vd ekjen e tij është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale nga miq e persona të afërt të vik timës.

Zotaj është personi i parë nga vendi ynë që është deklaruar si pjesë e shoqërisë masonëve. Ai ka thënë në vitin 2009 publikisht se ishte pjesë e masonerisë botërore. Madje, po të njëjtin vit Zotaj krijoi shoqatën “Miqtë e Masonëve”.

Shtëpitë botuese shqiptare kanë botuar një sërë librash mbi masonët dhe ak uzat ndaj tyre, duke e bërë këtë organizatë gjerësisht të njohur. Në një intervistë dhënë në Prill të këtij viti për RTK, ai shpjegonte si ra në kontakt me masonët në SHBA.

Zotaj ka deklaruar:

Unë kam vajtur në Nju Jork në vitin ‘93 dhe aty rashë në kontakt me masonët. Unë iu kam nënshtruar rregullave dhe detyrimeve për të qenë mason dhe në vitin 2003 u bëra mjeshtër, u ngrita në nivelin e mjeshtrit”.